Historia e pazakontë e bustit të Skënderbeut në Kukës

Në vazhdim mund ta lexoni historinë e pazakontë të bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Kukës:

Nga: Petrit Palushi

– Për herë të parë busti u vendos në Kukës me 28 nandor 1939. Por jo në bazamentin e vet. U vendos në bazamentin ku kishte qenë busti i Mbretit Zog.

– Në vitin 1978 i njëjti busti i Skënderbeut u vendos në Kukësin e Ri, mu aty afër ku sot është Stadiumi i futbollit, në një vend krejtësisht të izoluar dhe pranë një bunkeri. Bazamenti – skandaloz.

– Mjeshtri Paskali e vizitoi Kukësin në v. 1980 dhe qe zhgënjye fort për keqvendosje të bustit të Skënderbeut.

– Në mars 1991, u hoq busti i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe aty u vendos i Skënderbeut dhe njëkohësisht sheshi mori emrin “Skenderbej”. Por, bazamenti ngjante me një kunj shkrepse ku Skënderbeu s’gjente rehati.

– 17 janar 2008, me rikonstruktimin e sheshit, natyrisht busti do hiqej dhe do vendosej në nji bazament tjetër…


Lexo edhe:

KALAJA E SKËNDERBEUT, OBJEKTI QË “E VËSHTRON” DITË E NATË DETIN ADRIATIK

ObserverKult