Historia e tmerrshme që fshihet pas fotos: “Shqiptari” që vrau shqiptarët…

Historiani Arben Llalla para pak kohësh, ka sqaruar historinë e tmerrshme kësaj fotoje e cila u shpërnda në rrjetet sociale duke thënë se është portreti i një fëmijë të pasur shqiptar.

“Njeriu në foto është Andreas Zigomala (1890-1914), djali i vetëm i ish-deputetit dhe ish-ministriti grek të arsimit, Andoni Zigomala. Në të vërtetë këta Zigomalat janë me rrënjë shqiptare nga Atikia, ndërsa nëna e Andreas ishte çame ortodokse nga Janina e fisit Balani.

Fati i keq i këtij djaloshi është se luftoi për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe mori pjesë në masakrat greke të vitit 1914, por patritotët shqiptarë i dhanë një plumb ballit në 31 korrik 1914, duke e lënë të vdekur në Nivicë të Sarandës. Është mirë që një foto para se ta shpërndani të verifikoni se për çfarë bëhet fjalë”, -shkruan Llalla.

ObserverKult


Lexo edhe:


HISTORI PREKËSE: 40 VJET I VERBËR NDOQI ÇDO NDESHJE, KLUBI I NGRITI STATUJË

Futbolli pa tifozë do të ishte absolutisht kot. Valencia e di këtë. E tregoi me vepër se si e vlerëson mbështetjen e tifozëve. Veçanërisht të një tifozi besnik, i cili vdiq disa vjet më parë.

Vicente Navarro Aparicio, ishte anëtari Nr.18 . Ndoqi çdo ndeshje të skuadrës spanjolle në shtëpi. Në ulësen 164, rreshti 15-t, në Tribunën Qendrore në Mestalla.

Përkushtimi i Vicentes për të marrë pjesë në ndeshjet e Valencias ishte ende më i madh, pasi humbi shikimin kur ishte në moshën 54 vjeçare për shkak të një retine të shkëputur.

Sidoqoftë, dashuria e Vicentes për Valencian ishte e palëkundur. Edhe pse shikimi i tij u zhduk, dashuria e tij për Valencia nuk u venit asnjëherë...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

HISTORIA E TMERRSHME QË FSHIHET PAS FILMIT TË RI TË LEONARDO DICAPRIOS