Prindërit e autores së njohur u divorcuan kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe. Për 4 vitet në vazhdim, Maya dhe fëmijët e tjerë u rritën nga gjyshja dhe prindërit nuk i vizituan asnjëherë. Më pas një ditë, e ëma i detyroi fëmijët të zhvendoseshin në qytet për të jetuar me të.
Disa muaj pas zhvendosjes, kur Maya ishte vetëm 7 vjeçe, abuzohej fizikisht dhe përdhunohej nga i dashuri i nënës së saj. Pas këtyre ngjarjeve, ajo informoi fillimisht vëllanë dhe ai më pas i tregoi gjithë familjes. I dashuri i nënës së tyre u shpall fajtor, por u dënua vetëm me një ditë burg. Katër ditë pas lirimit, ai u gjend i vdekur dhe shumë veta dyshuan se xhaxhai i Mayas mund ta kishte vrarë.
E shokuar nga çfarë ndodhi, Maya nuk foli për 5 vite me radhë dhe u kthye të jetonte sërish me gjyshen e saj. Gjatë kësaj periudhe heshtjeje, ajo zbuloi botën e mrekullueshme të letërsisë dhe për vite të tëra u përfshi në librat magjikë të Shakespeare dhe Dickens.
Maya ndoqi shkollën në heshtje të plotë, por me mbështetjen e mësuesve dhe vëllait të saj, i dha fund heshtjes. Më vonë ajo u zhvendos në New York, ku studioi kërcimet afrikane. Shumë shpejt e gjeti veten duke kërcyer dhe duke kënduar në klubet e natës. Realizoi edhe një tur në Europë, si dhe nxori albumin e saj të parë muzikor “Miss Calypso”.
Kur dëgjoi Martin Luther King Jr. të fliste, Maya u frymëzua të bëhej një aktiviste. U angazhua në mbledhjen e fondeve për të siguruar të drejtat e njerëzve dhe udhëtoi nëpër botë si shkrimtare dhe prezantuese në radio. Organizoi gjithashtu marshime dhe protestoi për të garantuar të drejtat e njerëzve. Pas atentatit të Martin Luther King Jr. Maya ra në depresion të thellë.
Sërish ajo u përfshi në botën e librave, por këtë herë, në vend të rolit si lexuese, filloi të shkruante për dhimbjen dhe fëmijërinë e saj. Maya realizoi një sërë skenash, kompozoi muzikë dhe shkruajti mjaft vepra që u bënë edhe filma. Duke u bërë kështu gruaja e parë me ngjyrë që realizonte filma me veprat e saj.
Edhe pse nuk ndoqi një shkollë të lartë, ajo sërish fitoi çmime të shumta nderimi, nga të cilat edhe tre çmime Granny për albumin e saj muzikor. Me veprat e saj, Maya frymëzoi miliona njerëz në botë, duke përfshirë Bill Clinton, Oprah Winfrey, J. K. Rowling, Kanya West dhe plot të tjerë.
Maya Angelou ndërroi jetë në 28 maj 2014. Në funeralin e saj, ajo u nderua si “mësuese e jashtëzakonshme”.
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
HISTORIA E KISHËS QË U MBROJT NGA MYSLIMANËT DHE LEGJENDA E BUKUROSHES SË STRUMIT
ObserverKult