Bashkëshorti i Mona Lisas e pagoi Leonardo Da Vinçin që ta krijonte kryeveprën

Mbetet kryevepra e gjeniut. Mjeshtri i madh, Leonardo da Vinçi, identifikohet me protretin e gruas, e cila, hyri pa trokitur në historinë e artit botëror. Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi në vitin 1479. Mendohet të ketë qenë rreth 24 vjeç, në kohën kur Leonardo Da Vinçi, pikturoi portretin e saj.

Në vitin 1495, kur ajo ishte vetëm 16 vjeç, u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo, i cili vinte nga dy martesa të mëparshme (të dyja gratë e mëparshme kishin ndërruar jetë) dhe ishte 19 vjet më i madh se Lisa.

Duke qenë i pasur, ekziston besimi se ai ka paguar da Vinçin, për t’i bërë një portret bashkëshortes së tij (ky portret, nuk u bë ndonjëherë pjesë e koleksionit të tij, në fakt).

Da Vinçi ka përdorur efektin e “sfumatos”, për të pikturuar portretin e Mona Lisës, kjo për të shmangur vijat dhe për të krijuar një efekt atmosferik.

Më 1530-ën, piktura i kaloi mbretit të Francës, Francis I, i cili pagoi gati $105,000. Në atë kohë, piktura mund të admirohej vetëm nga shtresat e e larta të shoqërisë, si të vetmit njerëz që mund të hynin në pallatin mbretëror.

Në vitin 1625, fama e pikturës kishte marrë dhenë, në atë kohë Duka e Buckingham-it po mundohej ta blinte këtë pikturë për Anglinë.

Në 1650-ën, piktura u zhvendos në “Louvre”, pallat mbretëror asokohe (sot muzeu i famshmëm botëror).

Gjatë viteve 1700, piktura u mbrojt në dhomat private të mbretit. Në vitin 1800, tabloja u vendos në dhomën e gjumit të Napoleonit, në Tuileres, deri në 1804, kohë kur do të zhvendosej në galerinë kryesore të Muzeut të Luvrit.

Në kohën kur piktura u bë publike, jo vetëm e admiruan shumë piktorë dhe filluan të punonin mbi kopjet e saj, por edhe njerëzit e thjeshtë patën një impakt dhe vlerësim shumë të madh. Nga mesi i viteve 1800, kjo pikturë ishte kthyer në një legjendë.

Në vitin 1911, “Mona Lisa” u grabit nga muzeu. Në këtë kohë, ajo u publikua në gazeta, piktura, madje dhe vizatimet për fëmijë. Pablo Picasso, ishte një ndër njerëzit që u morën në pyetje në këtë kohë. Ai i kishte blerë më parë, disa skulptura guri nga një zotërie të quajtur Pieret (skulptura që ishin vjedhur nga po i njëjti muze) dhe rrjedhimisht, Picasso mendonte se “Mona Lisa” ishte vjedhur nga i njëjti person.

Në 1939-ën, kur në Francë filloi lufta e Dytë Botërore, nga muzeu i Luvrit u hoqën punimet më të shtrenjta dhe të rëndësishme (këtu dhe “Mona Lisa”), për në një vend larg Parisit.

Për të treguar se këto punime ishin ende në gjendje të mirë, njerëzit që u morën me mirëmbajtjen e tyre përdornin kodin “la Joconde a le sourire” (Xhokonda po buzëqesh).

Më 1963, “Mona Lisa” u paraqit në një galeri në SHBA, ku me miliona njerëz mbajtën radhën për ta parë. Po në këtë vit, Salvador Dali shkroi një artikull për “Art News”, ku diskutonte teoritë e tij mbi efektet provokuese të kësaj pikture. Ky artikull u ripublikua në vitin 1992 (faqja 166).

“Mona Lisa” u paraqit në Japoni, në pranverën e vitit 1974, në muzeun kombëtar të Tokios. Piktura tërhoqi gati 1.5 milionë vizitorë, duke thyer rekordin për numrin e vizitorëve, në Japoni (rekord që mbahet ende). Xhami me tri shtresa që mbron portretin “Mona Lisa”, ishte dhurata nga ana e japonezëve pas kësaj “vizite të pikturës” atje.

Gjatë viteve 1982-1983, artisti japonez Tadahiko Ogawa, krijoi një kopje të pikturës së famshme, me 63 feta buke të thekur. Origjinali i kopjes ekspozohet në “Mexico City” ndërsa në Orlando, Fl (SHBA) është një tjetër kopje e krijuar nga Ogawa, por duke përdorur “material/ushqim” tjetër.

————–

LEXO EDHE:

MISTERI QË FSHIHET NË NJË TJETËR PORTRET GRUAJE TË REALIZUAR NGA LEONARDO DA VINÇI

ObserverKult