Sting, një nga artistët kryesorë britanikë, u frymëzua për këngën e tij të bukur, nga një histori e vërtetë, veçanërisht prekëse. Fragile, kënga më prekëse që ka shkruar dhe interpretuar gjatë karrierës së tij solo një nga artistët më të famshëm britanikë, Sting.
“The Panama Deception” i vitit 1992 përfshinte dhe këtë këngë. Bëhet fjalë për një film që përshkruan zbarkimin amerikan në Panama në dhjetor 1989. Gjithashtu, u dëgjua dhe në dokumentarin kandidat për Oscar “The Living Sea” 1995.
“Fragile” është bërë fonogram për qëllime të ndryshme për ndërgjegjësimin e botës, me përdorim më të shpeshtë nga ambientalistët, për mbrojtjen e mjedisit dhe planetit. Kush ishte burim frymëzimi për këngëtarin dhe interpretuesin e madh? Eshtë një nderim për inxhinierin civil amerikan Ben Linder, i cili në vitin 1987 gjeti vdekje të tmerrshme në Nikaragua, ndërsa punonte në një projekt hidroelektrik. Shkaku i vdekjes së tij ishte një sulm nga një konfederatë e lirë rebelësh që financohej nga SHBA-ja.
Contras
Linder, që nga një moshë shumë e re, ndjeu nevojën për të ndihmuar njerëzit në vendet e varfëra. Kjo ishte arsyeja kryesore që e gjeti veten në Nikaragua. Megjithatë, në shumë pjesë të vendit situata ishte shpërthyese. Sa i përket interesave midis vendeve të mëdha që mbikqyrnin zhvlerësimin e plotë të Nikaraguas, ishin kontrandiktore dhe shkatërruese për popullsinë civile. Në vitin 1986, ishte viti kur Linder vendosi të shpërngulet nga Managua, ku gjendej për tre vite, në El Cua.
Në këtë fshat, në zemër të zonës së luftës, krijoi një ekip inxhinierësh që do të kujdeseshin për të dhe do ta elektrizonin. Pasi kaloi një vit qëndrimi atje, më 28 prill 1987, ai dhe dy nikaraguanë ranë në një pritë të Contras. “Guximi i ndërgjegjes”. Sting, u ndikua shumë nga kjo ngjarje. E shkroi në vitin 1987, gjatë një stuhie tropikale kur u gjend në ishullin Monserrat të Karaibeve.
U bë, si përfundim, një nga krijimet e tij të preferuara …
Teksti në shqip
I brishtë
Nëse gjaku rrjedh kur lëkura dhe çeliku bëhen një
Duke u tharë nën ngjyrën e diellit të mbrëmjes
Shiu i nesërm do të lajë njollat
Por gjithmonë diçka do të mbetet në mendjet tona
Ndoshta ky akt përfundimtar ishte shkruar të bëhet
Për të përfunduar një argument i një jete
Se asgjë nuk del nga dhuna dhe asgjë nuk do mund të dalë kurrë
Për të gjithë ata që kanë lindur nën një yll të zemëruar, le të mos harrojmë se sa të brishtë jemi
Shiu do vazhdojë të bjerë
Si lot nga një yll
Shiu do vazhdojë të thotë
Sa të brishtë jemi, sa të brishtë jemi
Shiu do vazhdojë të bjerë
Si lot nga një yll, si lot nga një yll
Shiu do vazhdojë të thotë
Sa të brishtë jemi, sa të brishtë jemi
Sa të brishtë jemi , sa të brishtë jemi.
ObserverKult
*Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt
ObserverKult
Lexo edhe:
PSE GJËRAT E BUKURA QË I PËRJETUAM NA MUNDOJNË DHE PËRPIQEMI T’I HARROJMË…?






