Historia prekëse që fshihet pas fotografisë virale të violinistit të vogël

Në këtë fotografi shihet momenti i emocionit të lartë, pikëllimit dhe muzikës. Në këtë fotografi është 12-vjeçari Diego Fraz, nga Brazili duke luajtur me violinë në funeralin e mësuesit të tij, i cili e ndihmoi atë të dilte nga varfëria dhe dhuna përmes muzikës.

Diego ka lindur në vitin 1997 në një lagje të varfër në Rio de Janeiro, në Brazil. Shtëpia e tij është në një lagje të varfër të quajtur Parada de Lucas. Diego ishtë përballur me sëmundje të rëndë qysh fëmijë. Ai në moshën 4-vjeçare ishte përballur me sëmundjen e leukemisë.

Por edhe përkundër goditjeve të forta që jeta ia jepte, ai kishte një ëndërr. Në jetën e tij u shfaq Evadro Joao Silva, një oficer i shërbimit social, i cili ishte një muzikant i shkëlqyer dhe po ashtu punonte si punonjës i shërbimit social të fëmijëve në fshatin e varfër të Paradada Lucas.

Pikërisht ishte ai që Diegos ia mësoi violinën.

Por në vitin 2009, Evandro Silva u qëllua për vdekje në mes të një grabitje mafioze në Rio, ku edhe mbeti i vdekur.

Në funeralin e Silvas ishte edhe Diego, njëri nga më të vegjëlit që luante me violinë në funeralin e mësuesit.

Lotët rridhnin në sytë e këtij të voglit teksa luan muzikën e preferuar të mësuesit të tij. Kjo skenë është kapur nga një fotograf profesionist në qytet dhe është publikuar në një gazetë të njohur të përditshme në Brazil me titullin “Foto e ndjeshme e historisë së fundit”.
Në shkurt 2010, Diego u shtrua në spital. Gjatë ditëve të tij të para në spital, Diego herë pas here luante violinë dhe përpiqej të kënaqte pacientët e tjerë në repart. Por nuk shkoi shumë dhe më 1 prill të vitit 2010, Diego u largua nga bota.

Edhe pse ai kishte ikur nga kjo botë, fotografia e tij është ende e ‘gjallë’. Edhe tani kur e shikojmë secili preket nga historia e tij. Bëhet fjalë për dashurinë dhe mirënjohjen e tij për mësuesin, shpëtimtarin e tij, i cili i solli shpresë në ditët më të errëta të jetës dhe ai ndoqi hapat e mësuesit të tij, duke luajtur muzikë dhe duke ngushëlluar njerëzit e tjerë./ Family_viralvid

ObserverKult


elsa lila

Lexo edhe:

DËGJOJENI KËNGËN “MARS” TË ELSA LILËS, FAVORITE PËR TA FITUAR FEST 62 TË KËNGËS (TEKSTI/VIDEO)

Elsa Lila u rikthye vitin e kaluar pas 25 vitesh, në “Festivalin e 61 të Këngës” dhe u vlerësua nga juria me pikët maksimale. Edhe këtë vit kantautorja e njohur synon sërish për vendin e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.

Edicioni i 62-të i Festivalit ka si temë FJALËN dhe MUZIKËN. Duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që e shoqëron melodinë.

Janë 11 anëtarë jurie, dy prej tyre për pjesën e “Fjalës”. Këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


herman çuka: puthmë

HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…

Poezi nga Herman Çuka

“përballë dritares time,
është një bar,
ku mbrëmjeve këndohet
e kërcehet
herë xhaz e herë blues
dhe herë rock
një bar
me emrin Cassiopea”

netëve mbyll sytë, ndjej
tingujt,
vij tek ti ëndërrimtari
im i bukur si zjarri,
në atë vjeshtë të purpurt
kur numëronim yjet,
dhe ti më tregoje legjendat e tyre

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult