Historia “që habiti” amerikanët: Sakrifica e dy motrave shqiptare më 1920

Fotoja e shkrepur tregon për dy vajza që banonin në një fshat 40 kilometër larg kryeqytetit shqiptar.

Historinë e tyre e ka postuar kohë më parë gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. Bashkë me foton e të cilës e ka gjetur në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Uashington.

Historia: Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington) 1920.”

—————————————————–

LEXO EDHE: FOTOGRAFI TË RRALLA: “ARMIQTË E POPULLIT” NGA SALLONET NË BARAKA…

Publikohen fotot e rralla, të disa prej familjeve më të mëdha dhe të njohura të Shqipërisë. Që vuajtën për afro 45 vite në kampet e internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Pasi që nga viti 1944, kur ende nuk kishte mbaruar lufta, ato u etiketuan si “familje reaksionare dhe armiq të popullit”.

Foto me imazhe të panjohura të “familjeve të ndaluara”, si: Dosti, Kupi, Mirakaj, Merlika, Mulleti, Frashëri, Çelo. Gjonmarkaj, Kola, Kaloshi, Staravecka, Dine.Dema, Pervizi, Radi, Gjeka, etj., nga barakat e internimit të mbuluara me katrama dhe dritare pa xhama. Puna në bujqësi e ndërtim, e deri tek gëzimet familjare, si ditëlindjet e dasmat, si dhe ceremonitë mortore në varreza.

Historia e panjohur e pasarëdhësve të ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri, ministrave Hasan Dosti e Kol Bib Mirakaj. Diplomatit, Tefik Çelo, etj., ku një pjesë e tyre pasi ishin rritur në vila luksoze. Dhe sallonet mondane si të aristokracisë europiane. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU