Më 23 shkurt do të shfaqet në Kosovë, opera e parë e Kosovës, mbi gjysmë shekulli prej kur është kompozuar. Muzikanti Hektor Leka dhe regjisori Nikolin Gurakuqi kanë ndarë detaje nga “Goca e Kaçanikut” për emisionin “ABC e Mëngjesit”.
Ata e kanë konsideruar këtë rikthim historik pas 53 vitesh tepër emocionues, pasi Leka ka dhe një lidhje familje me këtë opera. Ndërsa, Gurakuqi është ndalur te puna që po realizojnë aktualisht për të vënë në skenë këtë kryevepër.
“Është hera e parë që në Kosovë vihet në skenë një opera e një kompozitori kosovar me një trup e gjitha shqiptare. Mua më emocionon fakti se është hera e parë që shqiptarët flasin në shqip.
Gjendemi jashtë mase mirë dhe është një entuziazëm që preket me dorë. Unë kam një lidhje familjare se kur është vënë për herë të parë në skenë ka qenë dirigjente nëna ime”, tha Leka.
“Unë sapo kisha mbaruar shkollën dhe më ofruan të merrja pjesë si figurant. Veprën e kam pasur në vesh që në atë kohë dhe nuk mu desh shumë për ta kujtuar. Unë jam kampioni i të vjetërve në këtë vepër, bashkë me Hektorin.
Pasi ne vijmë nga një teatër që punon me disiplinë të lartë e kemi të vështirë ta injektojmë këtë disiplinë pune”, u shpreh Gurakuqi./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MAHMOUD DARWISH: KTHEHEM MIJËRA VITE PAS, NË JETËN FILLESTARE!
Nga Mahmoud Darwish
Në një dyqan buke, në një cep rruge
të ngushtë pariziene…
rrufis kafenë e parë të mëngjesit.
Aroma e bukës përzihet me aromën e kafesë,
duke zgjuar tek unë oreksin për një jetë të freskët…
një jetë fillestare dhe në paqe me gjërat e vogla,
me pëllumbeshat që preferojnë të çapiten
mes makinave e kalimtarëve.
Veç meje, nuk shoh askënd tjetër të ulur vetëm,
përbri shënimeve të ditarit.
por, ndjej se ndaj me zonjat e shtyra në moshë,
zellin e tyre karshi detajeve që rrëfejnë,
mbi jetën e bashkëmoshatareve.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult