Letër dashurie: As engjëjt nuk janë aq të lumtur në parajsë, siç isha unë …

mendoja
Foto ilustrim

Honore de Balzak është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë botërore, krijimtaria kryesore e të cilit është përfshirë në “Komedia njerëzore”, që trajton Francën e pas vdekjes së Napolon Bonapartit.

Ai lindi më 20 maj 1799 dhe u nda nga jeta më 18 gusht 1850.

Ai njihet edhe për letrat e dashurisë që i shkroi dhe njërën nga të cilat, e që Honore de Balzak ia shkroi konteshës polake Evelina Hanska, mund ta gjeni më poshtë:


Engjëlli im i dashur,

Gati po çmendem për ty, aq sa një njeri mund të çmendet. Nuk mund t’i bëj bashkë dy ide pa qenë ti në mes të tyre.

Tashmë s’mendoj dot asgjë për ty. Pavarësisht nga dëshira ime, imagjinata më sjell tek ty. Të shtrëngoj, të puth, kujdesem për ty, një mijë përkujdesje dashurie më kapin.

Sa për zemrën time, aty do jesh gjithmonë. Kam një ndjesi të këndshme të të pasurit ty atje. Por, Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja? Kjo është mania që më ka terrorizuar këtë mëngjes.

Çohem çdo moment duke i thënë vetes: “Hajde të shkojmë atje”. Më pas, ulem përsëri nga detyrimet e mia. Është një konflikt i frikshëm. Kjo s’është jetë. S’kam qenë kurrë më parë kështu. Ti ke gllabëruar gjithçka.

Ndjehem i budallepsur dhe i lumtur sapo mendoj për ty. Sillem vërdallë në një ëndërr të këndshme në të cilën në një moment jetoj mijëra vjet. Çfarë situate e tmerrshme!

I mbuluar me dashuri, duke ndjerë dashuri në çdo gjë, por, duke jetuar vetëm për dashurinë, duke parë veten të konsumuar nga brengat, e gjej veten të kapur në njëmijë rrjeta merimangash.

O, Evë e dashur, ti nuk e di. E mora kartolinën tënde. Është këtu para meje dhe unë flas me ty sikur t’i të ishe aty. Të pashë ty, si dje, të bukur, mahnitshëm të bukur.
Dje, gjatë gjithë mbrëmjes i thashë vetes sime “ajo është e imja!” Ah! Engjëjt nuk janë aq të lumtur në parajsë, siç isha unë dje!

ObserverKult


Lexo edhe:

Letër dashurie: Të jemi të paktën miq të mirë…