Hora e Arbëreshëvet kthehet në një “muze të hapur” (Foto)

Në lagjen “Sheshi”, në Horën e Arbëreshëvet u inauguruan pikturat murale të realizuara nga artistët Andrea Buglisi, Igor Scalisi Palminteri, Crazyone, Mauro Patta, Simone Zanaglia dhe Fausto Gurillermo Tabora Garcia.

Kjo iniciativë u promovua nga administrata e komunës dhe shoqata kulturore “Bashkë”. Projekti i cili e ka transformuar këtë komunë, në një laborator arti, në qiell të hapur, ndjek elementët karakteristikë arbëreshë të Horës dhe ka si synim ruajtjen dhe përdorimin e trashëgimisë jomateriale, historiko-gjuhësore dhe kulturore të zonës.

Janë dashur 10 ditë pune nga të ashtuquajturit “artistë të rrugës” (street artists) për t’i dhënë ngjyra e gjallëri lagjes arbëreshe “Sheshi”.

Në murale janë pikturuar vajza me kostumin arbëresh, ornamente tradicionale të grave arbëreshe, Shën Gjergji që lufton me dragoin etj.

Hora e Arbëreshëvet njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha e komuniteteve historike shqiptare të Italisë. Ajo është qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selia e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare, Eparkia (ose Eparhia) e Horës së Arbëreshëve, shkruan atsh.

Hora e Arbëreshëve ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga Palermo. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore e fetare.

ObserverKult


Ernest Koliqi

Lexo edhe:

SHKRIM I PANJOHUR I KOLIQIT: EDHE PO TË PRANOJMË SE NOLI PAT NJOLLA, TRE VEPRAT E SHKËLQYESHME, KREJT I’A SHLYEJN…

Publikohet një shkrim i panjohur i poetit, studjuesit, shkrimtarit, botuesit, politikanit dhe eksponentit të famshëm të mërgatës politike antikomuniste shqiptare në Perëndim, Ernest Koliqi, për Stefan Stiljan Nolin, ku ai pasi ka bërë një jetëshkrim të shkurtër të origjinës dhe familjes ku u rrit Noli, është ndalur dhe ka analizuar disa nga anët më të ndritura të veprimtarisë së tij politiko-atdhetare, “pasojat e mira të të cilave edhe sot ndihen në rrjedhë të historisë shqiptare e janë: 

themelimi më 1909 i fletores “Dielli”, praleludim i themelimit të Shoqatës pan-shqiptare “Vatra” në Boston, më 1912 në bashkëpunim me Faik Konicën, pranimi shpëtues i shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve me 17 dhetuer 1920, e krijimi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


petrit rukA

PETRIT RUKA: KAM NJË LËMSH NË ZEMËR

Nga Petrit Ruka

            – hua nga populli-

Kam një lëmsh në zemër,
E s’di kujt t’i rënkohem,
T’ju rënkohem maleve,
Zënë e më largohen.

Mjegull vënë përpara,
Sytë më qorrohen….
T’ju rënkohem grave,
Gratë zbukurohen,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult