Dashuri, dashuri,
u ktheva,
të dua.
U ktheva me gjithë visoret tona
U ktheva në shtëpinë
provinciale e të thjeshtë.
Me këtë qiell,
me këtë det,
me këto këngë.
Juglindje, ti dhe unë kemi ngrohtësinë
e krejt asaj kohe kaluar bashkë.
Kjo tokë, ku vetëm
deti dhe qielli
na ishin dashnorë.
Por ku pata ndarë
bukën time
në paqë.
Ku lugën mbi tryezë
me qejfin tim
e lashë.
Dhe nesër do të kthehem prapë.
Përktheu: Aurel Plasari
*Titulli i origjinalit: ‘Kthimi’
ObserverKult
————
Lexo edhe:
MIHAL HANXHARI: NDOSHTA AS UNË S’TË KAM DASHUR KURRË