Humbi dëgjimin dhe vdiq i varfër, fjalët e fundit të kompozitorit Beethoven…

Ludwig van Beethoven ndërroi jetë më 26 mars 1827 në Vjenë dhe ishte kompozitor i Epokës Klasike Gjermane. Ai ndryshe u quajt si “gjeniu i vogël” sepse mund të luante në piano pa e shikuar fare partiturën.

Beethoven ishte kompozitor e pianist, figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, i cili mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve. Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë. Beethoven shkoi në Vjenë në 1792; studioi për muzikë, dhe shpejt fitoi reputacion si pianist virtuoz. Nuk ka datë të saktë të ditëlindjes së tij, por dihet se është pagëzuar me 17 dhjetor. Emri “Beethoven” rrjedh nga shekulli XVII në Holandë. Fjala holandeze “beet” do të thotë bahçe. Fjala tjetër “hoven” do të thotë kopsht, jo vetëm toka, por edhe ndërtesa në të. Disa nga kërkuesit për prejardhjen e tij, e cekin “Betuwe”-n si një vend ku kohë më parë një familje gjermane kishte gjetur “një livadh të mirë”, ku fjala “bet” që do të thotë “më mirë” në holandisht është përdorur për ta përshkruar atë vend.

Sidoqoftë, përdorimi i fjalës “van” që do të thotë “nga”, tregon se ky emër i referohet atij “livadhit të mirë” dhe që më vonë është shndërruar në “beetgarden”. Në shekullin XVI dhe XVII, ky vend është quajtur gjithashtu edhe si Piethoff, Betthoff dhe Biethof. Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution” duke mbrojtur argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit. Noli, i njohur si republikan dhe antimonarkist, thotë se kompozimet më të dobëta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vjenë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para. Biografët shprehen se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit.

Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë; më vonë ai ndryshoi edhe titullin (Simfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), dhe ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit simfonia e tretë u interpretua për herë të pare. Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827). Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak.

UDHËTIMI

Beethoveni filloi hapat e parë të muzikës nën përkujdesjen edukative të babait të tij. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte mësuar aq sa për të interpretuar në moshën 7-vjeçare. Babai i tij, i cili, gjithashtu, ishte një muzikant, mundohej që Beethovenin ta bënte një gjeni si Mozartin në moshën e tij fëmijërore.

Në vitin 1779 Beethoveni u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin. Beethoveni shpejt mësoi të punojë me Neefe-në si asistent organist, së pari pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar. Më 1787, Beethoveni udhëtoi në Vjenë duke shpresuar se mund të studiojë me Mozartin. Disa thonë se ai interpretoi para Mozartit dhe i ka lënë përshtypje, por mësuesit e asaj kohe thonë se nuk është e vërtetë. Por pas 2 javësh në Vjenë, ai merr vesh se e ëma është e sëmurë, kështu që detyrohet të kthehet në Bonn. Pas një kohe, nëna e tij vdes dhe babai i tij thellohet edhe më tepër në alkoolizëm. Si rezultat, ai detyrohet të përkujdeset për dy vëllezërit e tij më të vegjël dhe i kalon 5 vjetët e ardhshme në Bonn. Më vonë, më 1792 ai u kthye përsëri në Vjenë. Ai nuk ju përkushtua menjëherë kompozimit. Vendosi të studionte dhe të ushtronte në piano.

Duke punuar nën drejtimin e Jozef Hajdnit ai arriti aq shumë sa që vendosi të ndjekë edhe orë mësimi për violinë. Paraqitja e tij e parë publike në Vjenë ndodhi në vitin 1795, me koncertin e tij të parë në piano. Gjatë karrierës së tij, Beethoveni më shumë i kushtoi rëndësi pianos solo, simfonive e më vonë edhe zhanreve të tjera. Kjo ishte sa i përket këtyre viteve. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi të humbasë dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që ia vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zënë gjumi gjatë punës. Gjatë jetës së tij, kompozitori u dëmtua nga shëndeti i keq. Ai vuante nga hepatitis kronik, verdhëza, koliti dhe sëmundje të ndryshme të lëkurës. Përpara se të vdiste në vitin 1827, në moshën 56-vjeçare, nga barku i tij duhet të hiqej shumë ujë, pavarësisht përpjekjeve për të kaluar operacionin pa anestezi. Vazhdoi ta mbajë sensin e tij të humorit. Ai vdiq i varfër nga një sëmundje në veshka në vitin 1869. Shumë njerëz besojnë se fjalët e fundit të Beethoven janë: “Do të dëgjoj muzikë në parajsë,”, por pak prova e vërtetojnë këtë. Pak pas vdekjes së tij, ekziston një besim popullor se fjalët e tij të fundit ishin “Duartrokitni miqtë e mi, komedisë i erdhi fundi”.

VEPRA

Beethoveni shkoi përsëri në Vjenë në 1792. Beethoveni nuk e paraqiti veten si kompozitor menjëherë, por iu përkushtua studimit dhe pianos. Ai po ashtu mori leksione në violinë nën mbikëqyrjen e Joseph Haydn. Beethoveni mori një reputacion si një profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh luante veprat e Bachut. Me shkuarjen e Joseph Haydn në Angli në vitin 1794, Beethoveni pritej që të shkonte në shtëpi, por ai qëndroi në Vjenë që t’i vazhdonte mësimet e tij. Edhe pse bursës së tij i kishte kaluar afati, shumë fisnikë e dalluan talentin e tij dhe i dhanë ndihma financiare. Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vjenës në vitin 1795 me koncertin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrieres së tij ai më së shumti merrej me piano solo.

Seria e tij e famshme e 32 soneteve për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është “Pathétique”. Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethovenit ishin shumë të ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste dëgjimin. Ka histori që gjatë premierës se Simfonisë së Nëntë i është dashur që të kthehej nga publiku që të shikonte apllauzin e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në depresion dhe tentoi të bënte vetëvrasje. Ai la Vjenën për një qytet të vogël austriak, Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që të luante vetë veprën e tij Piano Concerto Nr.5 ‘Emperor’ ai nuk luajti më asnjëherë para publikut. Rreth vitit 1803 Beethoveni deklaroi “Nuk jam i kënaqur me punën time deri tani, duhet të ndjek një rrugë të re”.

Hapin i tij të parë të madh e bëri me simfoninë “Eroica” në “E flat” e cila ishte shumë më e madhe se çdo vepër e asaj kohe. Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, vepra prapëseprapë ishte e suksesshme. Në atë kohë Beethoveni shkroi Simfonitë nga 3 deri në 8, gjithashtu, sonatat Waldstein dhe Appassionata si dhe operen Fidelio dhe shumë kompozime të tjera. Në vitin 1810 Beethoveni u nderua nga E.T.A. Hoffman si një ndër tre kompozitorët e mëdhenj dhe e quajti Simfoninë e Pestë si veprën më të rëndësishme të kohës. Në vitet e fundit të jetës së tij ai filloi të studionte veprat e Bachut dhe Hendelit se dhe shkroi Simfoninë e tij të Nëntë, ndoshta veprën më të mirë të tij./panorama

ObserverKult


Lexo edhe:

BEETHOVEN: AH… KA MOMENTE KUR NDJEJ SE FJALËT S’JANË ASGJË