Humbi nënën katër vite më parë, Ardit Gjebrea prek të gjithë me mesazhin emocional

Për Ardit Gjebrean, pardje ishte një datë e zymtë.

Më 4 gusht janë bërë 4 vite që kur Ardit Gjebrea humbi nënën e tij.

Në këtë datë kur ai humbi nënën padyshim nuk do të mungonte një dedikim. Përmes rrjeteve sociale ai ka prekur të gjithë me fjalët.

“U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t’i ndieja aromën, por nuk është dot më.

E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite… si sot… mami”, ka shkruar ai krahas një fotoje të postuar në InstaStory.


Lexo edhe:

REAGIM PREKËS NGA ARDIT GJEBREA: VETËM ATA QË JANË PRINDËR MUND TË KUPTOJNË…

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar për vdekjen tragjike të 7-vjeçares, e cila u përplas mesditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë për vdekje nga një skaf të drejtuar një komisari Arjan Tase.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Gjebrea shprehet i pikëlluar për vdekjen e vogëlushës, ndërsa thotë se vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë prindërit e vogëlushës.

Reagimi i plotë

“Nuk ka gjumë dot sonte!
Mendja është vetem tek vogëlushja e familjes Abdia, çfarë fatkeqësie!

Prindërit e mjerë sapo vulosën me zi jetën e tyre. Vetëm ata që janë prindër mund të kuptojnë se çfarë po kalojnë sot nëna dhe babai i engjëllit të vogël.

Ndërsa çmenduria me të cilën tashmë jemi mësuar prej 32 vitesh gjithmonë në tranzicion, nuk ka fund…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult