Humbje e madhe për albanologjinë, ndahet nga jeta studiuesi arbëresh Gianni Belluscio

Dje është ndarë nga jeta, në moshën 59 vjeçare albanologu Gianni Belluscio.
Arbëreshi Belluscio ishte ndër studiuesit më të mirë të fonetikës, fonologjisë e dialektologjisë shqiptare.

Profesori universitar Rrahman Paçarizi, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për ikjen e hershme të Belluscios.

Dje paska ndërru jetë një arbëresh i madh.
Pa i bërë 59 vjet qenka nda nga kjo botë dhe nga ne Gianni Belluscio, një nder studiuesit me te mire te fonetikës, fonologjisë e dialektologjisë shqiptare.
Gianni Belluscio ka qenë pjesëmarrës i hershëm dhe i rregullt i Seminarit te Albanologjisë. E kisha mik të shtrenjtë e bashkëpunëtor.
E donim dhe na donte.
E quanim edhe Skenderbe.
Kjo është nje humbje e madhe për albanologjinë dhe për arberëshet e arbërishten.
U takofshim në jetën e përtejme Xhani i dashur!
“, shkruan Paçarizi në profilin e tij në Facebook./ ObserverKult