Humor italian: I dashur zot merru me gruan time

humor italian

Nga Uccio de Santis, humorist italian

“I dashur zot,

nëse duhet t’ia dërgosh bashkëshortes sime një dhembje të dhëmbit, ma dërgo mua të lutem në vend të saj.

Nëse duhet t’i dërgosh asaj dhembje koke, ma dërgo mua atë dhembje të lutem o zot!

Dhe, i dashur zot, nëse ke ndërmend ta bësh bashkëshorten time vejane, më bëj mua në vend të saj të lutem o zot!

Amin!”

Solli në shqip: Lis Bukuroca

ObserverKult

Lexo edhe:

ORIANA FALLACI: GRUAJA VAZHDIMISHT DUHET TË LUFTOJ!

Nga Oriana Fallaci

“Të jesh grua është kaq magjepsëse. Është një aventurë që kërkon guxim të tillë që të ndërmarrësh një sfidë që nuk është kurrë e mërzitshme.
Do të keni shumë gjëra për të bërë nëse lindni grua.
Si fillim, do të duhet të luftoni për të argumentuar se, nëse Zoti ekziston, ai mund të jetë gjithashtu një grua e moshuar me flokë të bardha ose një vajzë e bukur.
Atëherë do t’ju duhet të luftoni për të shpjeguar, se mëkati nuk lindi ditën që Eva kafshoi mollën: atë ditë lindi një virtyt i shkëlqyeshëm i quajtur mosbindje.
Më në fund, do t’ju duhet të luftoni për të provuar se brenda trupit tuaj të lëmuar dhe të rrumbullakët ekziston një zë që kërkon të dëgjohet.”

ObserverKult