![Victor-Hugo Nesër që pa gdhirë, kur fusha të zbardhë Do nisem. E shikon, e di që më pret ti. Do shkoj nëpër pyll, do shkoj nëpër mal. Më tepër larg teje nuk mundem të rri.](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2020/02/Victor-Hugo.jpg)
“Është abuzuar kaq shumë me historitë e dashurisë…
Por brenda kësaj, është abuzuar sidomos me fuqinë e një shikimi në historitë e dashurisë, saqë tashmë pak kush i beson.
Sot, pak njerëz guxojnë të thonë se dy qenie njerëzore kanë rënë në dashuri, për shkak se kanë parë në sy njëri-tjetrin.
E megjithatë, në këtë dhe vetëm në këtë mënyrë, nis një dashuri.”
Victor Hugo
ObserverKult
————————————
Lexo edhe:
Kadare-Sokurov: Një film për historitë e dashurisë shqiptaro-ruse
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2021/01/1611819909_ismailkadarejfoleyopalew1.jpg)
Janë historitë e grave të bllokut të lindjes, të cilat përjetuan në Shqipëri vuajtje dhe ferrin komunist.
Adaptimi i skenarit të Kadaresë i është besuar estetit dhe skenaristit rus, Juri Arabov, i cili në vitin 2005 u vlerësua me çmimin për “Skenarin më të mirë” në Festivalin e Kanës, për filmin “Moloch”, një tjetër bashkëpunim me regjisorin Sokurov, ndërkohë që në vitin 2008 ishte pjesë e jurisë së Festivalit të filmit në Venecia.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
Kiz Kulezi: Kulla e Vajzës në Stamboll dhe historitë e dhimbshme të dashurisë
Kiz Kulesi, Kulla e Vajzës apo e njohur ndryshe si Kulla e Virgjëreshës ose Kulla e Leandros nga grekët e lashtë, është ndërtuar në vitin 408 përpara Krishtit për të kontrolluar lëvizjet e anijeve perse në Bosfor. E përdorur ndër shekuj si far, sot pjesa e brendshme e kullës është transformuar në një kafe dhe restorant. Kjo kullë gjendet edhe në lirën turke.
Pikërisht kjo kullë është pikë e bashkimit të Azisë me Evropën, dhe është mu në mes të Bosforit. Ajo ndodhet në një largësi të barabarte mes dy brigjeve.
Për te tregohen disa mite dhe legjenda:
Tekstin e plotë e gjeni KETU