Thënie proverbiale nga Viktor Hygo:
“Fuqia e shikimit është abuzuar aq shumë në tregimet e dashurisë, sa që është bërë diçka e pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri. Sidoqoftë, kjo është mënyra se si fillon një dashuri, mënyra e vetme.”
“Asgjë nuk e bën njeriun më avanturier se sa xhepat e zbrazët.”
“Një njeri nuk është përtac sepse është zhytur në mendime. Ekziston puna që duket dhe punë që nuk duket.”
“E ardhmja ka disa emra: për të dobëtin ajo është e pamundur; për frikacakun ajo është e panjohur; por për trimin, ajo është ideal.”
“Muzika e shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe mbi të cilën është e pamundur të mbetesh i heshtur.”
“Ke kurajon për dhimbjet e mëdha të jetës, dhe durimin për ato të voglat; dhe atëherë kur me mundim i ke përmbushur detyrat ditore, shko fle i qetë. Zoti është zgjuar.”
“Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut.”
“Ata që nuk qajnë, nuk shohin.”
ObserverKult
Lexo edhe:
ISHULLI I EVROPËS QË NDËRRON KOMBËSITË ÇDO 6 MUAJ- ÇKA THA VIKTOR HYGO KUR E VIZITOI…
“Ishulli i fazanit”, i vendosur në tokat kufitare midis Francës dhe Spanjës, shkëmbehet mes këtyre dy shteteve çdo gjashtë muaj. Parregullsi kufitare gjenden në të gjithë Evropën dhe botën, por një ishull që shkëmbehet çdo vit, është jashtëzakonisht i çuditshëm.
Gjatë historisë, ka pasur një sërë emërtimesh të ndryshme për “Ishullin e fazanit”, por emri që mban aktualisht është vendosur gabimisht.
“Nuk ka fazanë në Ishullin e fazanëve”, u ankua romancieri francez Viktor Hygo kur e vizitoi atë në vitin 1843. Në fakt, në ishull ka vetëm disa shpendë të ngjashëm me fazanët dhe zogj të tjerë shtegtarë.
Ishulli u bë i njohur në vitin 1648, kur iu dha fund luftës 30-vjeçare midis Francës dhe Spanjës, dhe u zgjodh si një hapësirë neutrale për të demarkuar territoret e reja kufitare. Në fakt, u zhvilluan 24 samite dhe në vitin 1659 u arrit marrëveshja e paqes në “Traktatin e Pirenejve”.
Lexo tekstin e plotë KETU
ObserverKult