ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:
Dashuria është si zjarri, shuhet nëse nuk ushqehet./Mihail Lermontov
Dashuria fiton mbi çdo gjë./Leonardo da Vinci
Dashuria që merr është e barabartë me dashurinë që ke dhënë./John Lennon
Dashuri do të thotë të heqësh dorë nga forca./Milan Kundera
Nuk mund të ketë zhgënjim të madh ku nuk ka dashuri të madhe./Matin Luther King
Dashuria është dyluftim./Jack Kerouac
Dashuria është dielli që i bën të çelin lulet e shpirtit./Alphonse Karr
Dashuri është fakti që ti je për mua thika me të cilën rrëmoj brenda vetes sime./Franz Kafka
Zemra jeton sa të ketë diçka për të dashur, si zjarri që zgjat sa të ketë diçka për të djegur./Victor Hygo
Dashuria që japim është e vetmja dashuri që zotërojmë./Elbert Hubbard
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
THËNIE PËR MARTESËN: MARTESA ËSHTË FUSHËBETEJA KU MBARON LIRIA PERSONALE…
Martesa është…:
Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur.
Tomaseu
Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
Sokrati
Ai që ende s’është martuar, ende s’ka bërë ndonjë gabim të madh.
Ginisi
Martesa është përpjekje që t’i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t’i kishim.
Sagani
Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit.
Shekspiri
Martesa e bërë në saje të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë.
Bekoni
Martesë e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër dhe gruas së verbër.
Montenji
Martesa nuk është gjë tjetër veçse një krijesë e çuditshme për të nxirë jetën e njeriut.
Tolstoi
Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur.
Molieri
Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë.
Tueni
Të martohesh do të thotë t’i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasësh gjysmën e të drejtave.
Shopenhaueri
Martesa është shkencë.
Balzaku
Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet.
Niçe
Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit kurrë.
Servantesi
Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorëzohet pse ka durim dhe në fund martohet sërish pse harron.
Salakru
Martesa vjen pas dashurisë, mu si tymi pas zjarrit.
Shamfori
Martesa; Kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy.
Niçe
Lidhja martesore është shkollë e lartë altruiste.
Balzaku
Martesa është fushëbeteja ku…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult