I biri i shkruan aktorit të ndjerë: Mbrëmë u takuam në ëndërr Baba…

Kjo është letra që i biri, Anil Frashëri, ia kushtoi aktorit të ndjerë, Naim Frashërit.

Mbrëmë u takuam në ëndërr Baba, ishte një nga ndjesitë më të bukura që përjetova këtë natë. Të ndjeva, të pashë, qeshëm dhe qamë gjithashtu te dy bashkë, sa kur u zgjova rënkoja nga dhimbja që më shtrëngonte gjoksin dhe lotët tashmë të thara më kishin mbyllur sytë sikur kërkonin mos i hapja kurrë dhe të jetoja me ndjesitë e natës kur ishim bashkë, tërë jetës time.

Po përpiqesha të rikujtonja ato çaste por për një moment bllokohem….Ndjej diçka…

Kthehem me plot bindje që je këtu pranë meje. Por jo s’je ti por zhurma e këtij mëngjesi të trishtë dhe plot zhurmë…

U futa në kllapinë time të të gjeja përsëri dhe më dukej sikur po dëgjoja të qeshurën tënde të ëmbël… Duart e tua të mëdha mbi shpatullat e mija. Që më ngushëllonin gjithmonë e kur kisha nevojë…

Gjithçka ishte vetëm iluzion…pas meje s’është askush veç zhurma e atyre që të harruan, që të lanë aty jashtë të mbuluar nga myshku i varrit tënd, që të krekoseshin pastaj se koha e Hamletit Shqiptar nuk egzistonte më por koha e tyre, koha e vrasjes se Teatrit dhe unë mbi shpatulla ndjej veç dridhje të ftohta…. e kështu përsëri mbetem e zhytur në zhgënjimin e iluzioneve….

TI sot baba ke përvjetorin e ikjes lart në qiell, por jo për ne fëmijët e tu, as për ata që të deshin dhe të duan. Se ti je artist i popullit dhe ata të kujtojnë dhe të duan si birin i tyre.

Populli i thjeshtë gjithmonë i ka nderuar dhe respektuar artistë siç ishe ti ndaj të bënë NDERI I KOMBIT.

Të ndrihtë shpirti aty ku luan me engjëjt e tu baba dhe sa të kem frymë do të kem në kujtimet dhe ëndrrat e mia. Mirëupafshim baba..

Anili yt.

———————-

LEXO EDHE:

KUR SADIJA I SHKRUANTE DRITËROIT: S’DI SI JAM I DASHTUN, POR TY TË DUE MA SHUMË SE TË GJITHË

ObserverKult