I jepet lamtumira e fundit këngëtarit grek që u nda nga jeta në mënyrë tragjike

Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke, ndërroi jetë pak ditë më parë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë. Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos. Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti, transmeton ‘lapsi.al’.

Ndërkohë qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit në ceremoninë mortore në Paleo Faliro, ku ishte e pranishme dhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira.

Ajo i dha lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë me të cilin performoi në dasmën e mikut të përbashkët, përpara se të ndodhte aksidenti tragjik.

Para tre muajsh reperi grek bashkoi forcat me këngëtaren shqiptare dhe publikuan këngën me titullin “Mundet”.

Pas këtij lajmi të trishtë, Foureira ka postuar në Instagramin e saj një foto totalisht të zezë, në feed, dhe në Instastory, duke treguar dhimbjen e madhe që ndjen pa mundur të thotë dot asnjë fjalë.