Me duartrokitje, ashtu siç një artist i madh e meritonte, është përcjellë në banesën e fundit aktori dhe regjisori Rikard Ljarja.
Me rregullat e diktuara nga COVID-19, Ljarja është përcjellë në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku dhe do të prehet në paqe, duke përmbushur kështu amanetin e “Dedës”, siç njihet për shkak të rolit të tij në filmin “Rrugë të bardha”!
Bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Marjetja Ljarja ka mbajtur në duar fotografinë e Rikardit, teksa dilte nga shtëpia e tyre modeste në zonën e Ish- ekspozitës.
Bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Marjeta Ljarja pati një falenderim të veçantë për të gjithë të pranishmit.
“Faleminderit të gjithëve, nuk jemi pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë se është shumë shpirtërore.Mesazhet pa fund janë ato që kanë dalluar pjesën njerëzore të Rikardit jo vetëm atë të ekranit. Faleminderit me shpirt që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur dhe më njerëzore kaq thjesht. Faleminderit të gjithëve”, tha Marjeta Larja.
Rikardin, nuk braktisën as kolegët e tyre.
Të pranishëm ishin, Rajmonda Bulku, çifti Anagnosit, Roza dhe Dhimitri, me këta të fundit që gjetën forcë dhe thanë disa fjalë për mikun e tyre.
“Ne kemi një miqësi shumë të mirë me familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë”, tha Roza.
Me lot në sy, por edhe me maska mbrojtëse, poshtë shtëpisë së tyre kishte dhe pak njerëz për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktorit dhe regjisorit, siç ai e meritonte.
Rikard Ljarja do të prehen në Shkodër, siç dhe ai e kishte lënë amanet. Familja, miq e të afërm dhe pse të paktë në numër për shkak të situatës së COVID-19, i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit.
Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja mbylli sytë mbrëmjen e të hënës në moshën 77-vjeçare. Ljarja ndërroi jetë në banesën e tij në Tiranë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë.
Rikard Ljarja ka luajtur shumë role, por më i spikatori është ai i Dedës tek filmi “Rrugë të Bardha”./ ObserverKult