Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare, një telefonatë e nënës së aktorit zbuloi shkakun e vdekjes së tij

Aktori i njohur i “Euphoria”, Angus Cloud, ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare në shtëpinë e familjes së tij, në Oakland, Kaliforni.

Ishte vetë familja e aktorit të ri që bëri të ditur lajmin e trishtë përmes një deklarate, në të cilën thuhej:

 “Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”.

Ndonëse familja e 25-vjeçarit nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së të birit, së fundmi TMZ si dhe ET raportuan se nëna e aktorit kishte bërë një telefonatë në orën 11:30 para mesnate.

Në telefonatën e bërë nga nëna e Cloud, ajo ka kërkuar ndihmën e urgjencës duke thënë se i biri ishte në gjendje të rëndë për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike.

Pavarësisht këtij informacioni nga këto media, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e vdekjes së aktorit nga ndonjë pjesëtar i familjes.

Edhe babai i aktorit Cloud u nda nga jeta ditë më parë dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”./gazetashqip

ObserverKult  


Lexo edhe:

BABAI I TIJ VDIQ DY JAVË MË PARË/ NDAHET NGA JETA AKTORI 25-VJEÇAR

Angus Cloud, i cili aktroi në serialin hit të HBO “Euphoria”, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill. Ai vdiq në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.

“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”. Kështu thuhet në një deklaratë nga familja e Cloud.

Kujtojmë se babai i 25-vjeçarit u nda nga jeta javën e kaluar dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”.

“I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babain e ti. Ai ishte shoku i tij më i mirë”. Kështu thuhej në deklaratë, ku më pas vijonte:

ObserverKult