Ideuar dhe realizuar nga Vlora Konushevci, u lansua platforma online “Poetet shqiptare”

Në kudër të manifestimit letrar “Himn për gruan”, organizuar nga portali për kulturë, letërsi e art “ObserverKult” në bashkëpunim me “Social Creativity”, në shënim të 8 Marsit, Ditës së gruas, u lansua platforma “Poetet shqiptare” .

E konceptuar dhe e realizuar nga Vlora Konushevci me qëllim të promovimit të grave krijuese, platforma u krijua si rrjedhojë e mungesës së diversitetit në peizazhin letrar.

Vlora gjatë prezantimit të platformës tregoi se deri tashti janë prezantuar 55 poete nga të gjitha trevat shqiptare dhe edhe nga diaspora me biografi dhe nga 4 poezi, në tri kategori, muzat, bulëzat dhe yllëzat.
Ajo ftoi poetet që të bashkëpunojnë në mënyrë që platforma të pasurohet edhe më tej, duke theksuar se së shpejti aty do të zënë vend edhe 50 poete të tjera.
Vlora gjithë këtë e ka realizuar me forca vetanake.

Adresa e platformës është www.poetetshqiptare.com./ ObserverKult