Ik me vrap e mos u kthe më kurrë aty ku “me mbush barkun me bukë” është qëllim ekzistence!

tiranasit ske si te mos i duash, blog nga bukra hysenukaj kastrati

Ik me vrap e mos u kthe më kurrë në një vend;
-ku spitalet janë biznesi më fitimprurës
-ku shëndeti(jeta) jepet me koncesion
-ku qëllimi i ekzistencës është “me mbush barkun me bukë”
-ku pedagogu me pagë 500 euro, i jep mësim studentit që shkon në universitet me makinë 50 mijë eurosh
-Ku një dozë drogë mund ta porositësh po aq lehtë sa një kafe ekspres
-Ku të jesh i varfër është turp e të vjedhësh, meritë
-ku kultura përdhoset
-ku historia shkruhet e rishkruhet si mbas orekseve politike
-ku tradita shihet si arkaizëm
-ku Intelektuali mëshirohet
-ku ligjin e bëjnë të fortët
-ku pasuria është në duart e injorantëve
-ku mirësjellja merret si dobësi
-ku respekti fitohet nga frika dhe interesi
Ik me vrap e mos u kthe më në një vend, ku pemët në park janë prej betoni gri
Ik, shpëto !/ Nga Bukra Hysenukaj Kastrati

ObserverKult


Lexo edhe:

NËSE DIKUSH DO TË LARGOHET PREJ TEJE, LËRE TË IKË. TI NUK KE NEVOJË PËR DIKË QË NUK KA NEVOJË PËR TY…

Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lëri të ikin. Fiksoji mirë dhe thuaja vazhdimisht vetes këto fjali: “Unë nuk kam nevojë për asnjë telefonatë apo asgjë tjetër. Unë nuk kam nevojë të shpresoj nga askush”.

Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lërini ata të ikin. Nuk duhet t’i lutesh askujt që të qëndrojë me ty, të të dojë ty, të të telefonojë, të të mbështesë, të bëhet merak për ty, të vij të të vizitojë, apo të jetë i fokusuar tek ty…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU