
Kristo Kondakçi është shqiptaro-amerikani që po korr sukses prej vitesh në skenat botërore. Ai ka ikur nga Tirana në moshën 6-vjeçare dhe tashmë është një dirigjent në SHBA.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kristo ka treguar historinë e jetës së tij, nga largimi nga Shqipëria, vështirësitë e para deri te karriera si muzikant.
Ai theksoi se momenti i parë kur mendoi të bëhej dirigjent ishte 10 vjeç dhe ky moment mbetet i paharruar për të.
“Isha 10 vjeç dhe prindërit më çuan në një shfaqje. Edhe aty ishte shumë zhurmë, njerëzit flisnin, shumë drita. Mbaj mend në një moment që dritat u fikën, shoh një burrë që bën një gjest me dorë dhe disiplinoi gjithë zhurmën. Unë shkoj te mami dhe i them dua të bëhem kur të rritem si ai.
Suksesi im si për çdo djalë fillon kur dëgjon mamin. Isha në moshën 12 vjeç kur fillova mësoja pianon dhe nga ai moment vetëm u ngrita lart. Isha 16 vjeç kur dirigjova për herë të parë një orkestër”, tregoi ndër të tjera Kristo./abcnews.al
Rrëfimin e Kristo Kondakçi mund ta shihni duke klikuar në videon më poshtë:
Lexo edhe: