Ilaz Hysaj: Kur hana dhezë fitilin

ilaz hysaj

Poezi nga Ilaz Hysaj

Kur dielli kapërcen malet
Qielli lshon pëlhurë
Çmenduni piktorësh
Fotografi
Pikturë

Kur dielli e puthë detin
Dhe zhytet pak n’ujë
Magma qon peshë poetin
Përhanë Sirenat e dalldisuna
Përplasin Uliksin
Me dallgët e harlisuna.

Kur hana dhezë fitilin
Zana qohet peshë
Hapë dyr’ e dritare
Puthë dashnorë
Çmend poet
Kallë zemra
Çel’ plagë
Në trupin e brishtë të dashnorit
Që s’deshti me dekë
Naten e zjarmis’ s’madhe
Pa e puthë edhe njihere
Helenen
Mbulu me hinin e Trojës.

ObserverKult

Lexo edhe:

TRI REKOMANDIME LEXIMI NGA ILAZ HYSAJ

Nga Ilaz Hysaj

Andaj kemi libra të ndryshëm, lexues të ndryshëm dhe forma të ndryshme leximi.  Dhe të zgjedhësh tre libra për të rekomanduar, është po aq e sikletshme sikur të futesh në kopshtin e Edenit dhe të thonë zgjedhi tri lulet më të bukura për t’i ofruar të dashurës !… dhe ti nuk e di a të zgjedhësh nga aroma, nga petalet apo gjethet e bukura.

Sidoqoftë unë do t’i rekomandoja tri libra: një nga letërsia ruse, një nga letërsia shqiptare dhe një nga ajo gjermane..

  1. “PAVIONI I KANCEROZËVE”  nga Aleksandër Sollzhenicin

Në kuadër të literaturës së pasur ruso-sovjetike, përveç klasikëve si Tolstoi, Çehovi, Pushkini, Jesenini, me një çasje krejtësisht tjetër pata lexuar Dostojevskin, gjatë përgatitjes së provimit të psikiatrisë dhe kjo më ndihmoi dukshëm në plotësimin e tablosë së gjendjeve shpirtërore dhe situatave që shpien në manifestimin apo  shpërthimin e “çmendurive” që nuk i gjen dot në librat mjekësor. Romanin “Krimi dhe dënimi” e pata lexuar dy herë dhe leximi i dytë ishte krejtësisht ndryshe, zbërthyes dhe analitik…

Sidoqoftë me lexuesit tuaj do të kisha ndarë  romanin “Pavijoni i Kancerozëve”  të Aleksandër Solzhenicin, shkrimtar dhe matematicien rus, disident i regjimit sovjetik, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1970.

Autori ngjarjen e vendosë në Uzbekistan, disa muaj pas vdekjes së Stalinit ku një funksionar i lartë, model i sistemit, shtrihet për një kohë të gjatë në pavijonin e kancerozëve për një tumor të qafës.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU