Ilir Demalia, pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja, shkroi në profilin e tij në “Facebook” se arti humbi jo vetëm një artist por edhe një qytetar model.
Postimi i plotë:
Sot u largua në Amshim, i paqtë aktor që aktronte vetëm me sy. Qytetar elitar dhe karakter dinjitoz. Arti sot humbi jo vetëm një artist por edhe nje model të qytetarit dhe integritetit dhe dinjitetit që është i i rralle në komunitetin e artistëve, Guljem! Shko takou sot në qiell me Bujar Lakon e Rikard Larjan, jeni më rehat atje në paqen që nuk ja u dha kurrë toka që i dhate aq shumë njerzillëk.