Shiten shënimet e djegura të Njutonit ku fliste për sekretet e piramidave

Shkencëtari po merrej asokohe, me studimin e piramidave të Egjiptit. Besohet që mbi shënimet e Njutonit, të ketë rënë qiriu i ndezur, që e rrëzoi qeni i tij.

Një koleksion i papublikuar me shënimet e Isak Njutonit, që besohet të jenë tentativa për të zbërthyer kodet sekrete të matjeve të piramidave në Egjipt, është shitur për 400 mijë euro.

Sipas “The Guardian”, ato janë gjysmë të djegura, pas aksidentit që shkaktoi Diamanti, qeni i Njutonit.

Këto dokumente jashtëzakonisht të rralla, që datojnë në vitin 1680, pothuajse u shkatërruan plotësisht kur Diamanti kërceu në tavolinë duke rrëzuar qiriun e djegur për pasojë, dokumentet.

Njutoni është i njohur si ura lidhëse, mes epokës së mendimit logjik dhe epokës së besimit në magji. Ai përpiqej të bënte ndërlidhje mes besimeve abstrakte dhe dëshmive shkencore./konica.al