Fan Nolin do ta kishin vrarë në Shqipëri/ As eshtrat e tij nuk duhet të kthehen!

Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story”, Ilir Ikonomi u pyet edhe për arsyet për të cilat Fan Noli refuzoi të vinte në Shqipëri. Sipas studiuesit dhe gazetarit, regjimi komunist përbënte një rrezik për Nolin pasi shumë miq të tij si Andon Frashëri apo Sejfulla Malëshova ishin vrarë.

“Janë disa gjëra. E para, miqtë e Fan Nolit u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u ekzekutuan. Disa vdiqën nëpër burgje, Andon Frashëri, Sejfulla Malëshova, të gjithë e pësuan. Ky mendoj se ishte një mësim për Nolin, që kujdes nëse shkon në Shqipëri.

Një gjë tjetër ishte se Shqipëria ishte komuniste, dhe nëse vinte në një vend të tillë, ndoshta qeveria amerikane s’do ta pranonte më mbrapsht. Edhe ai kishte një eksperiencë pak të hidhur me Shqipërinë dhe mendoj se këto kanë qenë disa nga arsyet“, u shpreh Ikonomi.

Më tej, ai shtoi se eshtrat e Nolit nuk duhet të kthehen në vend. Sipas tij, varri i tij në Boston shërben si një pikë pelegrinazhi për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk mendoj kështu në kundërshtim me shumë të tjerë. Varri i Nolit është madhështor, është pikë pelegrinazhi për shqiptarët e Amerikës. Pse shqiptarët nuk paskan të drejtë ta kenë Nolin atje? E dini që Noli jetoi në Amerikë 44 vjet.

Në Shqipëri jetoi më pak se katër vite. Mua më duket se nuk ka arsye që ta lëvizim nga vendi ku prehet. Neve na duhet pika e pelegrinazhit. Di që shumë njerëz që shkojnë në Boston kanë dëshirë të vizitojnë varrin e Nolit“, tha Ikonomi.

ObserverKult


Lexo edhe:

“FAN NOLI PËRGJOHEJ NGA FBI”/ ILIR IKONOMI ZBULON DETAJET E PANJOHURA MË PARË

Gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi, në Panairin e librit këtë vit vjen me librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit.

Në studion e “Open” ai rrëfeu pak nga detajet ‘pikante’ që gjenden në këtë libër, duke thënë se ka sjellë detaje që më parë nuk janë bërë publike.

“Duhet të ketë shumë biografi për figura të rëndësishme. Kam një bashkëpunim të gjatë me UETPRES, për të botuar të tre botimet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult