Ilir Shaqiri: Hapi sytë se nuk është ëndërr…(teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni një lirikë të kënduar nga Ilir Shaqiri.

Ëndërr jete frynë ngadalë,
Çdo kujtim nesër shtegtar,
mua malli por si valë,
më ndez shpirtin prush e zjarr.

Kudo isha prapë u ktheva,
zemra – zemrës përmalluar,
kot m’kërkoni krejt ka isha,
nesër do jem gjelbëruar.

Eja ti dhe njëherë me sytë e zi,
t’luajmë bashkë le t’na e kanë zili,
koha kaloj, ku do jemi,
nesër ku do jemi unë e ti?

M’dridhet zemra kur të shoh ndryshuar,
kur të shoh me ato ndjenja fshehur,
n’sytë e tu më s’shihet e vërteta,
asnjë çast, o engjëll, mos më rri e fjetur.

Hapi sytë se nuk është ëndërr,
nuk është hija e kësaj mbrëmje,
është një çast i gëzuar
i jetës tënde…
Është një çast i rinisë,
është një gëzim i dashurisë,
ndër pak gëzime që ke me vete,
që pate n’jetë…

Kjo natë e fundit në Tokë,
ku ti s’jeton përgjithmonë,
por ku të pyesin trego, trego,
ishe mysafir në këtë Botë!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

WISLAWA SZYMBORSKA: POEZIA LIND NGA DASHURIA