Ilir Shaqiri: Ku është lapidari i Indrit Carës? (teksti dhe kënga)

Heej, bubullimë tek Shkëmbi i Kavajës…
Jo, jo, ai vinte që andej,
Që të pres bubullimat e Kosovës…

Asnjeherë s’u ngop, s’u ngop toka me diell,
Kurrë nuk u knaq zogu me qiell,
Vjen nga Londra e mjegullt, vjen e borën shkrin,
Thonë ështe Isë, thonë është Boletin.

Ma kanë mbjellur shekujt, tre mijë vjet lirinë,
Që t’luftoj për Shqipërinë,
Pritëm tokë e Arbrit, pritëm se po vi,
Pa Kosovë, jo nuk ka Shqipëri.

Jungjatjeta vëllezër, djem të Dardanisë,
Jam ushtar Kavaja, balli i trimërisë,
Vëlla i Adem Jasharit, nip i Skënderbeut,
Ne vet do t’ia qepim, vetë hartën atdheut.

Pyeta fushën, detin dhe shkëmbin e Vajës,
Ku është lapidari i Indrit Carës.
Fusha m’tha të ngjitem majës së Pashtrikut,
Tjetri m’tha, buzë Adriatikut.
Gjithmonë njësoj dhemb, dhemb çdo gisht i dorës,
Njësoj vlejnë flatrat e shqiponjës,
Një lule Kosove në balle trimërie,
Një flamur i kuq Shqipërie.

Jungjatjeta vëllezër, djem të Dardanisë,
Jam ushtar Kavaja, balli i trimërisë,
Vëlla i Adem Jasharit, nip i Skënderbeut,
Ne vet do t’ia qepim, vetë hartën atdheut.