Ilir Shaqiri: Sërish vjen marsi (teksti dhe kënga)

Sërish vjen marsi
Sërish vjen stina
Të rënët dhe t’gjallët bëhen tokë
Vesë as shi, s’duron lëndina
burrëria nuk duron lot.

Sërish vjen marsi
Sërish vjen stina
T’rënët e t’gjallët bëhen tokë
Vesë as shi, s’duron lëndina
burrëria jo nuk duron lot

Midis kujtimesh e midis këngësh
shfaqet Krye – Trimi fjalë pak
Degë më degësh
në sytha pemësh
Mërzisë sonë i vë kapak

Sërish vjen stina
E ne ndrrojm mot
Por vetëm ai s’plaket kurr
Uji i bjeshkëve
I rrejdh për bosht
Ai lartësohet si flamur
o si flamur

Dhe njerëzia vijnë përkulen n’varrin tënd nderim
Nipi e mbesa e merr uratën, nisen fluturim,
Zemra merr guxim, plisi bardh shkëlqim
Heeej! Me ty gjithmonë në ball,
me ty o legjendar

Sërish vjen marsi
e vjen pranvera
amanetin e tij përtrin

Lulet e barin
i tund veq era si medaljona npelerin
Midis kujtimesh e midis këngësh
shfaqet Krye – Trimi fjalë pak
Degë më degësh
në sytha pemësh
Mërzisë sonë i vë kapak

Sërish vjen stina
Ne ndrrojm mot
Por vetëm ai s’plaket kurr
Uji i bjeshkëve
I rrjedh për bosht
Ai lartësohet si flamur
O si flamur

Dhe njerëzia vijnë përkulen n’varrin tënd nderim
Nipi e mbesa e merr uratën, nisen fluturim,
Zemra merr guxim, plisi bardhë shkëlqim
Heeej! me ty gjithmone në ballë, me ty o legjendar
Me ty gjithmonë në ballë,
me ty o legjendar.

Nga po ky këngëtar: ILIR SHAQIRI: PYETE ZEMRËN (TEKSTI DHE KËNGA)
ILIR SHAQIRI: SA HERË QË VIJ TEK TI, N’GJUNJË T’BIE O SHQIPËRI!