Ilir Shaqiri: Udhët e mia (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Udhët e mia” të këngëtarit Ilir Shaqiri!

Ngado që të shkoj
Eci ditë e natë
M’pyesin zogjt e malit
Nuk më lënë rehat
M’pyesin ata m’pyesin
Sikur nuk e dinë
ku shkojnë kosovarët pse në Kosovë nuk rrinë
M’pyesin ata m’pyesin
Sikur nuk e dinë
Ku shkojnë kosovarët pse në Kosovë nuk rrinë

Detit do të shkoj
Dita m’bëhet natë
M’pyesin valët e detit
Nuk më lënë rehat
M’pyesin ato m’pyesin
Sikur nuk e dinë
Ku shkojnë ulqinakët pse n’Ulqin nuk rrinë
M’pyesin ato m’pyesin
Sikur nuk e dinë
Ku shkojnë ulqinakët pse n’Ulqin nuk rrinë

Sharrit do të ngjitem
Eci ditë e natë
M’pyesin zogjtë e malit
Nuk më lënë rehat
M’pyesin ata m’pyesin
Sikur nuk e dinë
Ku shkojnë tetovarët pse n’Tetovë nuk rrinë
M’pyesin ata m’pyesin
Sikur nuk e dinë
Ku shkojne preshevarët pse n’Preshevë nuk rrinë

Ngado që të shkoj
Njeri i pa fat
ëndrrat për atdheun
Nuk më lënë rehat
M’zgjojnë ato m’zgjojnë
Dhe sikur e din
Zemra ime më thotë
Do të kthehem në Prishtinë
Do të kthehem në Prishtinë
Do të kthehem në Prishtinë.

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

ILIR SHAQIRI: SA HERË QË VIJ TEK TI, N’GJUNJË T’BIE O SHQIPËRI!