Memoaret i shfletoj,
dy pika lot më pikojnë,
një elegji e kujtoj,
elegji që më plagoi.
Sa e sa vite pa ne kaluan,
sa e sa gjëra kanë ndryshu,
fushat e malet që na shoqëruan,
errësira i ka mbulu.
Sa e sa letra t’i kam shkru,
por asnjë s’ta kam dërgu,
pasi që je largu,
nëpër ferr unë kam kalu.
Sa e sa vite pa ne kaluan,
sa e sa gjëra kanë ndryshu,
fushat e malet që na shoqëruan,
errësira i ka mbulu.
Në zemrën time ti pushon,
sot dhe nesër gjersa t’rroj,
kjo elegji le të jehoj,
ndoshta diku e dëgjon.
Sa e sa vite pa ne kaluan,
sa e sa gjëra kanë ndryshu,
fushat e malet që na shoqëruan,
errësira i ka mbulu.