In Memoriam: Lorand Gaspar (1925 – 2019)

23 déc 2006 - Paris, le Duroc - Soirée "Territoires du poème" consacrée à Lorand Gaspar

Poeti franko-hungarez Loránd Gáspár është shuar para pak ditësh, më 9 tetor, në moshën 94 vjeçare.

Emër i shquar ndërkombëtarisht i poezisë bashkëkohore dhe intelektual i angazhuar për kauza humaniste, Loránd Gáspár u veçua si poet, prozator, eseist dhe përkthyes.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, ObserveKult sjell në shqip një nga poezitë e tij nga “Égée Judée”.

Një zë zgjatet pafundësisht në mbrëmje,
shtrihet,
në shpinë,
qartësia e tij bën ftohtë.
Shkon drejt në errësirën e gjakut.
Jo, mos e ndezë asesi,
lëri duart ta gjejnë perlën,
prekjet e bardha dhe të zeza,
tingujt që e ndezin.
Në tërë këtë ashpërsi,
gishtat e tu
të shqetësuar nga mimikat.
Tani që preke hekurin,
ke akoma ndonjë lot?