Është lansuar trileri i parë i filmit të ri horror që në njëfarë mënyrë e prek temën e pandemisë, “In The Earth”.
Me regji të Ben Wheatley, filmi është xhiruar brenda katër javësh në gusht të vitit të kaluar, dhe në të luajnë aktorët: Joel Fry, Reece Shearsmith, Haley Squires, Ellora Torchia, Mark Monero dhe John Hollingworth.
Ndërsa bota kërkon një kurë ndaj virusit katastrofal. Një shkencëtar dhe një skautist udhëtojnë thellë në pyll për një kontroll rutinë të pajisjeve.
Përgjatë natës, kjo aventurë shndërrohet në një udhëtim të tmerrshëm. Në zemër të errësirës së pyllit që po merr jetë përreth tyre.
Regjisori Ben Wheatley e përshkroi këtë projekt diçka më ndryshe. “Të guximshëm dhe të ndyrë”, si dhe e quajti një film post-COVID.
“In The Earth” do të lansohet nëpër kinema nga 18 qershori./eo