Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita.

Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit shqiptar.

Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë, transmeton ‘shekulli’.

Prej disa vitesh aktorja e njohur është larguar nga Tirana dhe është rikthyer në vendin e saj të lindjes në Korçë, ku jeton së bashku me familjen e saj, dhe drejton Artin dhe Kulturën në qytetin e serenatave.