Instituti Albanologjik nesër organizon tryezën shkencore “Gjysmëshekulli kushtetues i Kosovës 1974-2024”

Instituti Albanologjik i Kosovës do të organizojë një aktivitet të rëndësishëm nesër (18 qershor).

Bëhet fjalë për Tryezën shkencore me temën “Gjysmëshekulli kushtetues i Kosovës 1974-2024”.

Me trajtesat e tyre shkencore dhe akademike në këtë tryezë do të paraqiten studiuesit dhe profesorët e nderuar, si Lulëzim Lajçi, Mazllum Baraliu, Qerim Lita, Memli Krasniqi, Hasan Bello, Nuridin Ahmeti, Alban Dobruna dhe Ditar Kabashi.

Për të gjithë të interesuar ky aktivitet fillon në ora 10:00 dhe mbahet në sallën e konferencave, kati II në Institutin Albanologjik.

Më poshtë e gjeni programin e kësaj tryeze:


Lexo edhe:

“PROZA SHQIPE E VITEVE 1920-1944”: NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK U PËRURUA MONOGRAFIA E GËZIM ALIUT