“Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë muzikën përgjithmonë”

Lideri i grupit, ‘Smashing Pumpkins’, Billy Corgan, ka thënë që beson se inteligjenca artificiale do ta ndryshojë muzikën përgjithmonë.

Ai këtë koment e dha gjatë një interviste me DJ-in amerikan, Zach Sang.

“Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë botën përgjithmonë. Sepse posa artistët e rinj ta zbulojnë që mund ta përdorin IA-në për të luajtur me sistemin dhe për ta shkruar një këngë më të mirë, ata nuk kanë për t’i kaluar 10 mijë orë në bodrum si unë”, tha Corgan./klankosova

ObserverKult


Lexo edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE “PARASHIKON” FITUESIN E EUROVISIONIT

Faqet e basteve i kërkuan inteligjencës artificiale ChatGPT të analizonte favoritët për të fituar finalen e Eurovision 2023. Fitorja i parashikohet përfaqësueses suedeze, Lorin.

Ky është parashikimi i inteligjencës artificiale të ChatGPT për finalen e Eurovizionit:

“Eurovision 2023 u mbajt më 13 maj. Ishte një mbrëmje dinamike e mbushur me performanca sensacionale dhe konkurrencë të ashpër.

Pas një gare emocionuese, vendi fitues ishte Suedia me këngën e saj fantastike. Konkurrentja suedeze fitoi zemrat e gjyqtarëve dhe publikut me zërin e saj të jashtëzakonshëm, performancë magjepsëse dhe kombinimin e elementeve muzikore moderne dhe tradicionale. Ata mblodhën 298 pikë për të siguruar një fitore të merituar”, shkruan AI.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult