Inteligjenca Artificiale tregon si ishin orët e fundit të Platonit dhe vendin e varrimit…

Vendi i saktë i varrimit të Platonit ndodhet në Akademi në Athinë, përkatësisht në kopshtin e rezervuar për të, një zonë private e destinuar për shkollën platonike, pranë të ashtuquajturit Museion, një vend i shenjtë për Muzat.

Kjo u zbulua nga papirologu Graziano Ranocchia i Universitetit të Pizës, i cili përdori Inteligjencën Artificiale, duke paraqitur rezultatet e projektit kërkimor “GreekSchools”, të kryer me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve në Bibliotekën Kombëtare të Napolit.

Zbulimi doli nga mbi 1000 fjalë që korrespondojnë me 30 për qind të tekstit të papirusit Herculaneum që përmban Historinë e Akademisë së Filodemit të Gadarës, që ofron një pamje të re të rrethanave të prishjes së orakullit të Delfit nga filozofi akademik Heraklides Ponticus.

Teksti zbulon gjithashtu se Platoni u shit si skllav në ishullin e Aeginës ndoshta në vitin 404 para Krishtit, kur spartanët pushtuan ishullin ose, ndryshe në 399 para Krishtit, menjëherë pas vdekjes së Sokratit.

Deri më tani besohej se Platoni ishte shitur si skllav në vitin 387 para Krishtit gjatë qëndrimit të tij në Sicili në oborrin e Dionisius I të Sirakuzës.

Teksti flet edhe për natën e tij të fundit.

Gjithashtu, dalin në dritë edhe fakte të reja dhe konkrete për Akademinë e Platonit, letërsinë helenistike, Filodemin e Gadarës dhe historinë antike në përgjithësi./ a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

platoni

NJERËZIT FLASIN KEQ PËR TY? JA SI DUHET TË VEPRONI SIPAS PLATONIT

Platoni (latinisht Plato) ishte një filozof i Greqisë antike që ka jetuar në Athinë prej vitit 427 p.e.s. e deri në vitin 347 p.e.s.

Ai konsiderohet si njeri ndër filzofët më të rëndësishëm të antikitetit, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli.

Kjo Akademi vazhdoi aktivitetin e saj për nëntë shekuj me rradhë.

Më poshtë ObserverKult ju sjellë disa thënie të Platonit:

Liri do të thotë të jesh zot i jetës tënde e të mos mbështetësh tek pasuria.

Nëse njerëzit flasin keq për ty, jeto në mënyrë të tillë që askush të mos i marrë për bazë fjalët e tyre.

Mjafton një orë lojë për të zbuluar më shumë për një person sesa një vit i tërë biseda.

Vlera e një burri matet me mënyrën si e përdor pushtetin.

Injoranca është themeli i të gjitha të këqijave.

Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.

Kurrë mos dekurajoni dikë që përpiqet dhe përparon sado ngadalë qoftë.

Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.

Cilësia më e mirë për një prijës është që të mos dojë të bëhet prijës.

Të jesh kurajoz do të thotë të dish nga çfarë nuk duhet të kesh frikë.

Ndëshkimi që vjen nga mospjesëmarrja në politikë është të përfundosh të qeverisesh nga njerëz inferiorë.

Një njeri i mençur flet kur ka diçka për të thënë, kurse budallai flet sepse ka gjithmonë gjëra sa për të thënë.

Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.

Sjellja e njeriut buron nga tre arsye: Dëshira, emocioni dhe dija.

Fitorja më kryesore dhe më e fisme e njeriut është kontrolli i vetvetes.

Pasuria më e madhe për një njeri është të jetojë duke u kënaqur me pak.

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do të gjejnë gjithnjë një rrugëdalje për t’iu shmangur ligjit.

Vendimi i mirë nuk është i bazuar te numrat, por te dija.

Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Zot; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, por para Zotit, janë të shtrenjtë njëlloj si i varfri ashtu dhe mbreti.

Dituria është ushqimi për shpirtin.

Gurët më të mëdhenj nuk rrinë mirë pa më të vegjlit.

Dinaku nuk është tjetër veçse imituesi më i ulët i zgjuarsisë.

Vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë njeriut.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:


platoni

PLATONI: DO T’JU TREGOJ DIÇKA QË MË THA PËR DASHURINË NJË GRUA…

Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës. Kishte dy vëllezër, Glaykonin dhe Adeimanton.

Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles. Më vonë e quajtën Platoni sepse kishte “gjoks dhe ballë të gjerë”.

Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult