Rikthehet zonja e Klimtit, pas 23 vitesh zhdukjeje

Një pikturë e mjeshtrit austriak, Gustav Klimt, pritet të kthehet në ekspozitë, pas zhdukjes 23-vjeçare. “Ritratto di Signora” u grabit në galerinë ”Ricci Oddi” në Piacenza, në shkurt 1997 dhe u gjet në oborrin e të njëjtës galeri, në dhjetor 2019.

Kopshtarët e gjetën pikturën në një zgavër të mbrojtur nga një derë metalike, fshehur mes shtresave të trasha të derës. Piktura ishte mbështjellë me një qese të zezë plastike dhe dukej e padëmtuar.

”Rishfaqja e pikturës sërish për artdashësit është mbi të gjitha, një dhuratë për qytetin e Piacenza-s, i tronditur nga pandemia që ka goditur vendin tonë dhe të gjithë botën” – deklaroi pronari i galerisë, Massimo Ferrari, për shtypin.

Piktura e rimarrë është pjesë e një serie portretesh që Klimt, i përfundoi vitet e fundit të jetës, midis 1916 – 1918./Konica.al