Nga Albert Vataj
Një grua e re amerikane shëtit në trotuarin e një rruge në Firence, Itali. Gjatë rrugës burrat e ngacmojnë me shpresën për të tërhequr vëmendjen e saj, por pa mundur t’ia arrijnë qëllimit. Ajo është e papërshkueshme nga kjo stuhi sysh dhe ngacmimesh, shamia e saj e hedhur krahëve është një mburojë nga bota gumzhitëse, nga ai realitet mashkullor që kërkon ta përpijë. Por ajo ndërsa qëndron stoike, vazhdon sfiduese rrugën e saj.
Është një foto. Është një fokus i vërtetë. Nuk ka asnjë truk apo parapërgatitje. Është një episod që tregon Italinë dhe italianët e viteve ’50.
Secili nga ne mund ta komentojë sipas mënyrës së tij. Çdonjëri ka një këndvështrimi personal dhe një koment individual në lidhje me këtë foto.
Impakti që krijon ky imazh është ngacmimi që arrin të përcjellë ky moment. Fotografia të irriton për shkak se tregon se si burrat po e trajtojnë atë grua, se si ata i vardisen.
Sidoqoftë, në një intervistë të kohëve të fundit gruaja në foto, Ninalee Craig thotë se imazhi nuk nënkupton ngacmim, por më shumë frikë dhe pavarësi.
83-vjeçaria, Craig shpjegoi për Show Today se, “Disa njerëz duan ta përdorin atë si një simbol të ngacmimit të grave, por kjo është ajo që ne kemi luftuar gjatë gjithë këtyre viteve … Nuk është një simbol i ngacmimit. Ashtë një simbol i një gruaje që përjeton disa momente absolutisht të mrekullueshme! ”
Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është histori më e thellë që tregon fotografia. Kur u kap ky moment në vitin 1951, Ninalee Craig ishte një 23-vjeçare. Ishte e panjohur për një grua, por Craig kishte udhëtuar për më shumë se gjashtë muaj, në të gjithë Francën, Spanjën dhe Italinë. Përfundimisht ajo u takua me një tjetër vajzë, Ruth Orkin, e cila ishte një fotografe profesioniste, 29-vjeçare.
Ato shpejt vendosën të bashkohen dhe të krijojnë art së bashku.
Ato donin të dokumentonin përvojën e një gruaje të vetme që udhëtonte në Itali. Edhe pse fotografia “Vajza Amerikane në Itali” është më e famshmja, ka një seri të tërë pamjesh që ato krijuan në të njëjtën ditë.
Ninalee Craig shpjegon se është një simbol i grave të forta, të pavarura që nuk kanë frikë të jetojnë jetën. Sipas Craig, “Burrat që shohin fotografinë gjithmonë më pyesin: A u frikësova? A kisha nevojë për t’u mbrojtur? Ishe e mërzitur? …
Gratë, nga ana tjetër, shikojnë atë foto, dhe ato që janë bërë shoqet e mia do të qeshin dhe do të thonë: “A nuk është e mrekullueshme? A nuk janë të mrekullueshëm italianët? … Ata ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar! “
Ninalee Craig këmbëngul gjithashtu që burrat ishin plotësisht të padëmshëm, megjithëse duket se po e xhelozojnë atë. Asnjë nga burrat nuk shkoi më larg se thjesht duke shprehur gjestet e zakonshme kur shohin një grua të bukur, të vetme, dhe të lirë për ta soditur dhe për t’iu qasur përmes këtyre gjesteve që kanë mbetur të plazmuara në këto fotografi.
Craig betohet se asnjëri nga burrat nuk synonte ta ngacmonte. Ajo gjithashtu shpjegon se si ajo pjesë e figurës u editua dhe u publikua duke rrëmbyer një interesim mbarëbotëror ndër vite, gjë që është mjaft interesante. Sikur kjo nuk ndryshon aspak dinamikën e burrave ose i bën ata të shfaqen më pak kërcënues.
Tani shikuesit mund të shohin se çfarë tregon vërtet fotografia, që është se Craig ishte me të vërtetë një grua e pavarur e shquar e kohës së saj. Pas udhëtimit të saj evropian të vitit 1951 ajo u kthye në New York dhe dha mësim në shkollë, më pas kishte një punë duke shkruar një kopje reklamash. Tani ajo është një gjyshe, një stërgjyshër dhe përkrahës i zellshëm i arteve në Toronto. Ajo është krenare që fotografitë e Ruth Orkin që tani janë të shfaqura në Galerinë Stephen Bulger në Toronto. Ninalee Craig e konsideron privilegj që ka qenë një pjesë e grupit të fotografive të kapura 60 vjet më parë, të cilat tregojnë historinë e saj interesante./ObserverKult