“InterKult” starton të mërkurën, mysafir Akademik Rexhep Qosja

Të mërkurën, në ora 20:00, portali për letërsi, kulturë e art ObserverKult, fillon transmetimin e emisionin “InterKult”, me autore dhe moderatore Orjela Apollonin.

Intervista me akademik Rexhep Qosjen do t’i prijë këtij formati intervistash ekskluzive me personalitete të kulturës.

Emisioni do të jetë 40 minutësh dhe do të shfaqet dy herë në muaj.

Ju ftojmë ta ndiqni:
në portalin http://www.observerkult.com
në faqen e facebookut: https://www.facebook.com/ObserverKult
dhe në kanalin e GazetësObserver në youtube: https://www.youtube.com/channel/UCYPzT0wD_oECIMd75EEeLOg