Dokumentar: Eposi i Kreshnikëve

ObserverKult ju fton të ndiqni Dokumentarin: EPOSI I KRESHNIKËVE

Muji bashkë me të vëllanë Halilin dhe 30 agallarët e Jutbinës, me gjithë madhështinë e përmasën legjendare që i mbrunë, kujdesen për t’i ruajtur bjeshkët e kullotat; për ta mbrojtur kullën, shtëpinë, nderin e dinjitetin e familjes dhe fisit – gjithnjë në beteja e luftëra heroike.
Kangët e moçme që i këndojnë heroizmave të kësaj çete trimash, janë Eposi i fundit i kreshnikëve në Evropë.
I fundit, pasi, për dallim prej eposeve t’popujve tjerë, ky i yni është ende i gjallë; ende këndohet me lahutë dhe trasmetohet nga brezi në brez dhe me të drejtë cilësohet si perlë e foklorit tonë, e trashëgimisë sonë…

Në vazhdim ju ftojmë ta ndiqni Dokumentarin Eposi i Kreshnikëve.

22 qershor 2022

ObserverKult


Autore: Donika Dabishevci, kamera dhe montazha Arbër Murturi, realizimi ObserverKult, mbështetur si projekt nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve të Republikës së Kosovës.

ObserverKult

ARJETA MUSLIU, GRUAJA QË DHIMBJEN E HUMBJES SË TË BIRIT E KTHEU NË KAUZË (VIDEO)