Duhet të njihet mirë çfarë janë kangët, vallet, veshjet tradicionale të krahinave. Secila ka model specifik, si vallja si veshja si kënga. Interpretimi uniformist i tyre i shkatërron ato.
Nga Arsim Canolli
Kam patur nderin të jem anëtar jurie i festivalit folklorik “Hasi jehon” 2022, që u mbajtë në Gjonaj tē Hasit më 5, 6 e 7 maj. Ky festival më ka dhënë afri etnografike unike, për çka u jam mirënjohës organizatorëve e drejtuesve.
Festivali Hasi Jehon, sivjet hyri edhe në listë të shtetit si praktikë e mirë e ruajtjes së trashëgimisë. Bartjes, ruajtjes dhe promovimit të kangës, valleve, veshjeve e dokeve popullore të krahinave shqiptare.
Falënderoj organizatorët e festivalit, kolegët e jurisë, ansamblet, individët pjesëmarrës, pjesëmarrësit e tjerë, por edhe studentët e antropologjisë kulturore, të cilët përcollën festivalin për 3 ditë rresht, duke bërë intervista, videoincizime, fotografi e përshkrime. Këtë vit kishte performanca fantastike, që duhet të vlerësohen të gjitha.
Festivalet folklorike është mirë të mbesin amatore
Gjatë 11 viteve të fundit që kam përcjellë festivalet, për qejf e për punë studimi, kam ardhë në përfundim dhe forcuar këto tri mendime:
– Festivalet folklorike është mirë të mbesin amatore, çdo përpjekje për “akademizëm” e ndërhyrje është e dëmshme për lirinë e tyrè performative. Por pa dyshim ato kanë arsye e kritere për atë sè për çfarë qëndrojnë. Individët brenda tyre janë ata që mund e duhet të bëjnë ndryshimet që i duan.
– Festivalet folklorike janë vetëm pikëtakime skenike të individëve e grupeve. Grupet zhvillohen më së miri në shkolla me performanca, prej atyre më të vjetra e deri tè krijimet e reja të bazuara në traditë. Puna më e mirë është lidhja ndërbreznore.
– Festivalet folklorike dhe grupet performuese prodhojnë përmbajtje që duhet të dokumentohet e përshkuhet mirë, që të jetë inspiruese e edukuese për ata që e shohin.
Duhet të njihet mirë çfarë janë kangët, vallet, veshjet tradicionale të krahinave. Secila ka model specifik, si vallja si veshja si kënga. Interpretimi uniformist i tyre i shkatërron ato. Performancat në festival mund të bëhen shkollë.
Festivalit “Hasi jehon” i uroj suksese të shumta e punë të mbarë. Ju lumtë individëve e grupeve që e mbajnë gjallë!
ObserverKult
Lexo edhe:
“DOKUFEST” BËHET FESTIVAL NOMINUES PËR ÇMIMET E FILMIT EVROPIAN