Reagim pas publikimit të intervistës me Kadarenë
Publicisti Ben Blushi publikoi në faqen e tij në Facebook, një shkrim, në formën e një bashkëbisedimi me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Kjo ka ndodhur pikërisht në një takim që ka pasur Blushi në ditën e ditëlindjes së Kadaresë, në një kafene.
Por, për publikimin e kësaj interviste, pa dijeninë e Kadaresë, ka reaguar pak më parë vajza e tij, Besiana Kadare. Kjo intervistë sipas Besianës, ka ndodhur pa marrë pëlqimin e babait të saj, pra bazuar në një bisedë të rëndomtë. Lidhur me këtë ka pasur edhe reagime nga familjarë e miqë të tij.
Postimi i plotë i Besiana Kadare:
Duke qenë se plot miq e të njohur më kanë pyetur këto ditë nëse Kadareja vërtet i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesën e tij, A. Bardhyli.
Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm.
Fatkeqësisht është bërë praktike tashmë që gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma të ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke patur parasysh moshën e thyer të tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane./ObserverKult
Lexo edhe:
BEN BLUSHI KA DISA FJALË PËR ATA QË E FYEJNË…
Nga Ben Blushi
Isha në shfaqjen e variantit të restauruar të filmit “Koncert në Vitin 1936” që u shfaq në Kinostudio. Ky film, të cilit iu kthyen ngjyrat me anë të një teknologjie të avancuar në Indi, është krijuar nga babai im Kiço Blushi duke ndjekur motivet e novelës “Nëpër Baltërat e Myzeqesë” të gjyshit tim Dhimitër Shuteriqi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult