Intervistë e regjisorit që dje u nda nga jeta/ Kristaq Mitro: Ja batutat që i lëshonte Ismail Kadare…

Kristaq Mitro

Regjisori i njohur, Kristaq Mitro, në një intervistë për ABC News të dhënë kohë më parë rrëfeu detaje nga sheshxhirimi i 43 viteve më parë të filmit “Nusja dhe shtetrrethimi”.  Gjatë kësaj interviste Mitro kujton edhe batutat me çiftin  Kadare nga shtëpia e tyre.

”Nusja dhe shtetrrethimi”, filmi është realizuar si bashkëpunim mes regjisorëve Ibrahim Muca dhe Kristaq Mitro. Shtëpia e Kadares, aty ku u ngjiz edhe skenari, për të ngjall jo pak emocione që prej asokohe nuk ka shkelur asnjëherë në këtë shtëpi, shprehet ai.

Regjisori i mirënjohur shprehet se që në fillim synohej krijimi i një filmi ndryshe, madje me ndihmën e miqve ai thotë se ia dolëm që të mos censuroheshim shumë.

Gjithashtu regjisori kujton edhe batutat që i lëshonte Ismail Kadare gjatë punës me skenarin në shtëpinë e çiftit Kadare.

Kristaq Mitro thotë se ishin të vetëdijshëm “se kemi bërë një film të mirë dhe nuk kishim shkelur vijën që nuk e lejonte koha”, por gjithçka ndryshoj pas shfaqjes së dytë. Filmit i ndryshoi edhe fundi për të cilin regjisori shprehet se nuk e pëlqen.

Në një koment për Rajmonda Bulkun, Mitro thotë se përfshirja e saj nuk ishte rastësore./abcnews.al

Intervistën e Kristaq Mitros mund ta lexoni duke klikuar në videon më poshtë:


Lexo edhe:

Liza Laska, aktorja që jetësoi në artin skenin shqiptar, vajzën e kurajshme, gruan ngadhënjyese dhe nënën epike