Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Elona Agolli, ka shpërndarë, kohë më parë, një intervistë mjaft të rrallë të babait të saj dhënë, disa muaj para se ai të ndërronte jetë, për gazetarin Andrea Danglli.
Në një rrëfim plot humor, Dritëroi përcjell disa nga momentet kyçe të jetës së tij të mbushur plot me dinamizëm.
Teksa përcjell intervistën në faqen zyrtare të poetit të madh, Elona Agolli shkruan:
“Faleminderit Andrea Danglli, mik dhe poet i pagëzuar nga Dritëroi … U çmalla këtë mëngjes me babin, me këtë intervistë që siç edhe më ke shkruar, e dha me mjaft vështirësi, pas një nate të mundimshme me problemet e frymëmarrjes , thuajse 5 vjet më parë…”, nënvizon Elona Agolli.
Lexo edhe:
Në letrat shqipe Dritëro Agolli do të ketë vendin e vet edhe në të ardhmen. Për politikën disa herë është deklaruar se atë nuk e njeh, por e thotë nga zemra, prandaj ai na duket shpesh njeri ekcesiv.
Nuk pranon copëzimin e shpirtit se e shëmtuar i duket demokracia. Shpesh kur më qet udha në Tiranë bëj një sy gjumë tek ai se nuk ma ka ëndja natën ta kaloj në vila të “hijeve”. Për këtë e dinë si demokratët ashtu edhe socialistët e konvertuar dhe të pakonvertuar.
Unë jam pakëz tradicionalist: miqtë nuk mund t’i zgjedh në bazë të bindjeve politike. Aty pranë pesëmbëdhjetëkatëshes me net kemi biseduar se shoqëria shqiptare mund ta kalojë krizën vetëm duke kultivuar shpirtin demokratik. Edhe në këtë ne shqiptarët kemi traditë. Kujtoni vitet’ 30.
Dhe kur mendoja se të nesërmen në mëngjes me Dritëron do të pimë kafe bashkë te Presidenti ynë i përbashkët, ndërronte mendimin dhe prapë ia nisnim nga fillimi. Megjithatë, mendoj se ai është demokrat. Disa vjet kishte qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, por edhe ai kishte provuar censurën: gjashtë libra iu kishin bër kartuç…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU