Inva Mula: Nëna ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën (Video)

Inva Mula

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ka rrëfyer për Drini Zeqo në A2 CNN, shumë nga misteret që rrethojnë jetën e saj veshur me shkëlqimin e skenave më të famshme në botën e artit.

Nga karriera, marrëdhënia me prindërit, fëmijët dhe jeta pas kamerave, artistja tregon si gjithçka nisi kur plotësisht në fshehtësi nga mamaja e saj, nisi të bënte prova për të mësuar veprën e njohur botërore  “La Traviata”. Nga momenti që ajo u paraqit në audicion, jeta e Invës ndryshoi përgjithnjë.

“Unë sapo mbarova Konservatorin e Tiranës, që sot njihet si Akademia e Arteve dhe në ato momente nuk e mendoja largimin nga Shqipëria. Nuk kisha as pasaportë. Si çdo shqiptar.

“La Traviata” luhej në atë kohë në teatrin tonë dhe vendosa ta mësoj vetë, në fshehtësi. Sepse mamaja ime, si mësuesja ime e kantos, një grua shumë e disiplinuar nuk lejonte që një këngëtar t’i digjte etapat e formimit.

Tani mamaja ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën. Por rebelizmin e atëhershëm, do ta interpretoja si kuraja e një artisti të ri që ka nevojë për konfirmim.”

Në moshën 23-vjeçare, pasi audicionoi në Teatrin Kombëtar, Mula nisi hapat e vërtetë të karrierës që do ta çonte pak më vonë drejt Parisit, “Qytetit të Dritave”./a2news.com


Lexo edhe:

INVA MULA & PIRRO ÇAKO: SI NJË ËNDËRR E PAFUND ËSHTË DASHURIA

Koha ikën shpejt, sa shpejt,
E s’kthehet më.
Ëndrrat tona mbeten pas,
Përgjithmonë.

Te një yll lart në qiell,
Unë ty të pres
Kur nata gjithësinë mbulon.

Si një ëndërr e pafund
është dashuria…

Në errësirën pa mbarim,
Ku dal të gjej
o ylli im…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU