Këngën “Eklipsi i dashurisë” e intepretojnë Inva Mula dhe Pirro Çako
Në Paris edhe pak po zbardh,
në Nju-Jork mesnata bie
Dita mua sytë mi zgjon,
nata ty qerpikët t’i mbulon.
Fletët gris në kalendar,
ditët, netët, rrokullisen
Gjithë ky mall që na mundon,
pa mbarim e bën këtë pritjen tonë.
Sa herë shohim lart në qiell,
vezullon për ne Ylli i Mëngjesit.
Veç ai na sheh të dy kur lind,
është i fundit yll atje që shuhet!
Pa ty nata është e gjatë,
pa ty ditë nuk ka.
Kur dielli lind tek unë,
atje tek ty fillon të perëndojë
Na ndan një oqean.
Sa larg… dhe pranë…
Ky eklips dhe pak do zgjasë,
kur errësira të largohet.
Sytë e tu dhe sytë e mi,
hënën, diellin pranë do t’i afrojnë…
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
—————-
Lexo edhe: